Mekati i Kaloresit

    Skena 1

    Paraskena. Moisi Golemi qendron i qete duke i folur nje femije.

    Moisiu: Keshtu ata vijne cdo vit. Ne njeren dore mbajne zjarrin
       te djegin shtepite tona, kishat tona dhe ne tjetren te vrasin
       femijet tane.
       Por sa here ata vijne, kryezoti Gjergj eshte gati te mbroje kete
       toke qe eshte e jona dhe qe kurre te mos behet e turkut. Po ti
       je ende i vogel Gjoke, me vone...!

    Hyjne tre vajza veshur me te zeza nga tre drejtime te ndryshme
    qe i afrohen Moisiut, lidhen per dore dhe i sillen rrotull. Femija
    largohet.

    Vajzat: Moisi Golemi, o Moisi Golem Komneni, c'po ndodh me ty
       Moisi Golemi? A valle nuk e kupton qe ai po shfrytzon trimerine
       tende?
       Zgjohu Moisi, shkundu Moisi! Ti je me i madhi, ti i ke fituar
       betejat e Kastriotit por Kastrioti yt i dashur do te behet mbret
       kurse ti...!
       Mos harro, ti je Moisi Golem Komneni nga dera e perandoreve te
       Bizantit, ti duhet te jesh mbret i Arbrit, kurre ai! Ti Mojsi
       Golemi ti, ti...!

    Vajzat ikin dhe Moisiu mbetet vetem ne paraskene.

    Moisiu: C'fare thane ato? Une jam me i madhi, une i kam fituar
       betejat e Kastriotit? Po a nuk ka luftuar edhe ai ne krahun
       tim? Ato te tria thane se do te behet mbret i gjithe Arbrit....
       Ndersa une, une gjenerali i tij i famshem do ti mbaj pishtarin
       naten e kurorzimit. Filiz i Perandorve te Bizantit t'i mbaje
       pishtarin birit te nje fshatari. Kurre, vec i lidhur dhe kur
       shkrumbi i zi i pishes me djerse te me perzihej.
       Te iki, te iki sa me pare e me ushtri te kthehem, te permbys
       Gjergjin dhe te ulem ne fronin qe me takon, ne fronin e Arbrit!

    Hyn nje ushtar qe reciton:


          Kjo rruga perdridhet         Rrotull nje boshllek
          Si gjarper i zi              Shtrihet nene e re
          Por ku po vrapon             Toka eshte vec balte
          Gjeneral Moisi?              Por jo me atdhe
          Pelerinen era                Toka si vejushe hoqi cdo stoli
          Ta ngre me tallaz            Vdiq atdheu, mbet balta
          Gjeneral Moisi               Nen trokun e zi.
          Pluhur shume le pas

                         Qindra vjet shkuan
                         Ti leviz si ankth
                         Dimeron ne qiej
                         Por dheu s'te qas
                         Ne kalldreme shekujsh
                         Troku yt i zi
                         Moisi i Golemeve
                         Gjeneral Moj-Zi.

    Moisiu nenqesh dhe ve doren tek shpata por ushtari zhduket si hije.


    Skena 2

    Keshilli i luftes. Skenderbeu, Hamzai, Vrana Konti, Gjergj Pelini,
    Leke Dukagjini, ulur rreth nje tavoline. Ne ane te skenes dy roje.

    Skenderbeu: Kapedane e trima te Arbrit. Moisi Golemi ish miku
       dhe shoku yne i armeve, eshte arratisur. Demonet pushtuan mendjen
       e tij dhe shtyne gjeneral Moisi Golemin, te kryeje kete akt te
       turpshem e poshterues. Tani ai po vjen ne krye te nje ushtrie
       Turke drejt atdheut tone.
       Kapedane nje rrezik i madh, nje rrezik shume i madh po i kanoset
       atdheut dhe Krishterimit, prandaj urdheroj:
       Te dale nga nje burre per dere, te mblidhet ushtria dhe te
       drejtohet ne Oranik. Atje do te perplasemi dhe gjakshem do te
       luftojme per Atdhe e per Fe!
       Nisuni pra, o kryetrima, e Zoti qofte me ju!

    Ushtari: Po vjen nje ushtar Turk me flamur te bardhe ne dore.

    Skenderbeu: Le te hyje!

    Ushtari turk hyn i perkulur

    Ushtari turk: Princi i Arbrit Moisi Golem Aranit Komneni fton ne
       dyluftim Gjergj Kastriotin te mbiquajturin Skenderbe. A e pranoni
       sfiden i larti Skenderbe?

    Skenderbeu: E pranoj.  (Ushtari largohet)

    Leka: Kryezoti i Arbrit nuk mund te ndeshet me nje tradhetar
       te ndyre. Lerme te shkoj une, Gjergj!

    Vrana Konti: Ti Leke je i ri jepme lejen o Gjergj t'ja shkurtoj koken.

    Skenderbeu: Ju falem nderit o miqt' e mi! Por ai me thirri ne
       emer e nderi i emrit tim me takon vetem mua.

    Largohen.


    Skena 3

    Paraskene. Moisiu bashke me nje ushtar turk prapa tij presin
    Skenderbeun. Ai vjen bashke me nje ushtar Arber.  Skenderbeu hap
    pelerinen dhe e sheh ne sy. Ushtari turk prek pelerinen e Moisiut
    per t'ja hequr, por Moisiu e ndalon.
    Skenderbeu dhe dy ushtaret dalin.


    Skena 4

    Moisiu eshte vetem ne paraskene.

    Moisiu:
              Ik e ik e zeze                Rrotull nje boshllek
              Rruga-shkreteti               Shtrihej nene e re
              Oh ce tmerrshme               toka qe vec balte
              Ish ajo qetesi.               por jo me Atdhe.
              Trok i tradhise               Toka si vejushe
              Naten mbyt e mbush            Kish hequr cdo stoli
              Koken pas c'e ktheva          Vdiq Atdheu, mbet balta
              Prapa s'me ndiqte kush.       Nen trokun e zi
                                               (Bie ne gjunje)

                           Qindra vjet do shkojne
                           E do t'levize si ankth.
                           Do't dimeroj ne qiej
                           Por dheu s'do m'qase
                           Ne kalldreme shekujsh
                           Troku im i zi
                           Moisiu i Golemeve
                           Gjeneral Moj-Zi

    Hyjne 3 femrat demone.

    Vajzat: Ti do terhiqesh Mojsi? Komneni i madh do terhiqet? Kaq
       shpejt tu shua deshira e fronit te Arbrit? Ku shkoi burreria
       jote Moisi Golemi?

    Moisiu i sheh si i cmendur ngrihet dhe bertet.

    Moisiu: Hiqmuni sysh, shporruni sa s'ju kam shkuar ne teh te
       shpates, zhdukuniii...!

    Nxjerr shpaten dhe i ndjek deri sa dalin nga skena. Pastaj kthehet
    bie ne gjunje dhe mbeshtet koken tek shpata.

    Moisiu: Ne gjunje bie o Ate dhe perulesisht meshire te kerkoj.
       Fale o Ate mekatin tim te madh qe se lan as uji i oqeanit, fale
       o ate gjeneral Moisi Golemin e mjere, qe guxoi e ngriti dore
       kunder ushtrise tende e bijve te tu.
       Gjeneral Moisi Golemin te lutem fal o Ate, ate qe ndershkimin me
       te rende meriton. (Ndricohet me projektor)
       Nepermjet hirit te Birit tend fal mekatin tim vdeksor o Ate i
       gjithpushtetshem.


    Skena 5

    Keshilli i luftes po kremton fitoren mbi Turqit.

    Gjergj Pelini: Kjo qe nje tjeter fitore e armeve te Zotit.

    Hamzai: Te lumte goja, o Gjergj Pelini.    (Hyn Skenderbeu)

    Skenderbeu (Me goten e veres ne dore): Falenderojme Perendine per
       kete fitore te shkelqyer te armeve te Tij

    Keshilli (Me nje goje): Gjithmone levduar qofte!

    Gjergj Pelini: Eshte kapur...

    Skenderbeu: E di. E kuptova qe atje

    Hamzai: Pra u kthye vete. Mos u trego i ashper me te o axhe!

    Leke Dukagjini: Gjithmone i bute mbete, o Hamza Kastrioti!
       O, kryezoti Gjergj! Ai tradhetar i ndyre ngriti dore mbi
       popullin e tij erdhi te plackise atdheun e tij te varfer,
       ushtaret e tij vrane bijt e tokes Arbre, prandaj o Gjergj
       kryezot asnje meshire per njeriun qe tradhtoi Atdhene dhe Fene e
       tij. Ne litar o Gjergj, vetem po e pane atje duke perpelitur
       kembet, zemrat e nenave do te prehen disi. Ne litar Moisi Golemin
       o Kastriot!

    Gjergj Pelini: Nuk di c'te them o Gjergj Kastrioti, vendos ti.

    Vrana Konti: Ai eshte dorezuar vete o Gjergj. Denoje por dhe
       tregoju i meshirshem me te. Kaq mund te them.

    Hyn Moisi Golemi dhe bie ne gjunje para Skenderbeut.

    Moisiu: Para teje gjunjezohem, o kryezot i Arbrit dhe faljen ose
       litarin tend kerkoj!

    Skenderbeu: E pra, falur qofsh Moisi Golemi!

    Leka: Gjergj, c'ben!

    Skenderbeu: I degjova dhe i respekoj mendimet tuaja fort te
       nderuar princa. Por do t'ju thosha dicka. Ne kemi plot 13 vjet qe
       luftojme kucedren turke ne emer te Arbrit dhe te Zotit. (Kemi)
       13 vjet qe gjakosemi per keta emra te shenjte. Por dua t'ju
       kujtoj, o fort te shkelqyer princa, se Perendia ne emer te te
       cilit luftojme eshte meshireplote. 1500 vjet me pare, nepermjet
       gjakut te Birit te tij te vetem qe rrodhi poshte nje kryqi nga
       duart me gozhde te shpuara atje larg ne Golgotha, ne
       Jeruzalem, ka falur e ka pastruar kete bote ku une, e ju, e Moisi
       Golemi jetojme.
       Kur Jezu Krishti me hirin e tij, fali ata qe e kishin gozhduar,
       cilet jemi ne, qe marrim pergjegjsine te ndershkojme Moisi
       Golemin per mekatin e tij? Le tia leme atij gjykimin e Mosiut.
       Ai u kthye vete, pra ai thelle e ka ndier c'ka bere, dhe nje
       brez te kuq ka hedhur ne qafe si njeriu qe meriton litarin, e ne
       le ti kujtojme punet e mira qe ka bere per Arberine e le ta
       falim, e le ta duam ashtu sic na meson Ati yne i
       gjithpushtetshem.

    I heq brezin e kuq nxjerr shpaten dhe thote

    Skenderbeu: Ne emer te Zotit, dhe ne emer te Arberit te riemeroj
       Kalores. Ngrehu Moisi Golemi.


    Fund.
    Tirane, Prill 1995.

    Hektor Ruci
    Adi Zaimi