Gjeopolitika mes Hantigtonit, qyteterimeve dhe 11 Shtatorit



Fundi I Luftes se Ftohte solli nje ndryshim rrenjesor ne menyren e ushtrimit dhe nivelin e diplomacies ne gjithe boten. Dalja fitimtare prej kesaj lufte e shteteve perendimore me ne krye SHBA krijoi nje realitet te ri dhe nxorri sfida te reja.

Nga nje system dipolar (SHBA- BRSS) u kalua ne nje system monopolar (vetem SHBA) me perpjekje te mekura dhe pa shume rezultate konkrete te BE dhe Rusise per te nxjerre secila veten e saj si nje pol i dyte ose edhe i trete.

Ne periudhen kur bota po mundohej te mesohej me kete realitet te ri ndodhi nje ngjarje e jashtezakonshme e cila ka ndryshuar dhe do te vazhdoje te ndryshoje shume parime te marredhenieve nderkombetare. Natyrisht qe behet fjale per 11 shtatorin dhe pasojat tragjike te tij.

Fill pas kesaj ngjarjeje, bota diplomatike dhe jo vetem ajo, u kujtua per nje teori e cila para pak vitesh u duk se do t’i jepte fund persiatjeve mbi sfidat e ardhshme te njerezimit. Sociologu amerikan Samuel Hantigton (Samuel Huntington) ne nje artikull te tij botuar ne revisten prestigjoze “Foreign Affairs”, vere 1993, shpaloste idene e nje konflikti te ardhshem mes qyteterimeve. Ideja e ketij artikulli u zhvillua me vone ne nje liber voluminoz me titull “Perplasja e qyteterimeve” ( The clash of civilizations), i cili u be shume shpejt nje nga librat me te shitur ne bote.

Hantigton e ndan boten ne shtate qyteterime kryesore, ( perendimor, komfucianist, japonez, islamik, induik, sllavo-orthodhoks, latinoamerikan) dhe nje qyteterim te ardhshem, ate afrikan.

Baza kryesore e kesaj teorie eshte fakti se ne te ardhmen e afert, ndarjet dhe krisjet gjeopolitike mes qyteterimeve te ndryshme do te zevendesojne kufijte politike dhe ideologjike te Luftes se Ftohte, si zanafilla e krizave dhe gjakderdhjeve. Kjo eshte nje paraqitje e botes si nje shume zonash sizmike, ne te cilat “rajone qyteterimesh” ndeshen me shpeshtesi sizmike gjithmone e me te larte per te perfunduar ne nje profeci se: “ lufta tjeter boterore, nese ndodh, do te jete nje lufte mes qyteterimesh”. Prandaj, SHBA per te ruajtur supremacine e tyre absolute ne bote duhet te vihen ne krye te qyteterimit Perendimor ne luften kunder fuqive konkurruese dhe shkaterruese te qyteterimeve te tjera- vazhdon Hantingtoni.

Edhe n.q.s. mund te themi se ideja fillestare mund te duket interesante, te dhenat qe perdoren jane te ngaterruara.

Keshtu, nese quajme se ndryshimet kulturore kane qene ne themel te ndeshjeve mes “idealesh, kombesh, shtetesh dhe ideologjish” te se shkuares, mendimi i tij se lufterat ne Evrope: “ishin ne rradhe te pare perplasje brenda qyteterimit perendimor”nuk eshte aspak bindes. Aristokratet franceze dhe angleze gjate Luftes 100 vjecare, protestantet e Evropes Veriore dhe katoliket e jugores ne Luften 30 vjecare, as ishin ne dijeni por edhe as u interesonte shume per identitetin e tyre te perbashket kulturor, ndersa zhvillonin luftera feudale, fetare ose kombetare mes tyre. Do te ishte me e sakte ndaj historise nese shkrimtari do te shenonte se pesha e adoptimit te ketyre ideve ndryshon nga shteti ne shtet dhe nga koha ne kohe. P.sh. kuptimi i “Evropes se krishtere” do te kishte me shume efekt ne kohen e kryqezatave se sa sot.

Si rrjedhim, perdorimi i kritereve fetare, “Krishterimi evropian” dhe “Islami” ( aq shume e perfolur pas 11 shtatorit) ne menyre qe te shenohet si vija ndarese mes qyteterimeve “armike” bazohet ne argumenta thellesisht te gabuara. Ne kuader te njesimit te sotem shume te paket te qyteterimit evropiano-perendimor me fene ne krahasim me ndikimin islam ne Lindjen e Mesme, Hantigtoni do te mundte te shenonte ndryshimet ne marredheniet shtet-fe ne perendim dhe ne boten islame respektivisht ne vend te nje perplasjeje te hapur dhevdekjeprurese mes tyre. (Ne fund te fundit vete vendet arabe e denuan njezeri sulmin tragjik te Manhatanit).

Por, klasifikimi i katolikeve dhe protestanteve ne nje njesi te vetme te qyterimit “evropiano-perendimor” injoron historine e lufterave fetare ne Evrope dhe ndryshimet e thella dogmatike mes tyre. Per me teper Katoliket dhe Orthodhokset kane vite qe diskutojne per nje bashkim te mundshem te kishave te tyre dhe ndryshimet mes tyre jane perqendruar vetem ne disa fjale te lutjes “BESOJ” dhe ndonje problem tjeter.

Edhe pse Hantigtoni ve ne nje kamp Katoliket dhe Protestantet e Evropes Perendimore dhe Amerikes se Veriut me epitetin “Qyteterimi Perendimor”, per arsye te paspjegueshme le jashte kesaj kategorie Katoliket e Amerikes se Jugut ( ish kolonite spanjolle dhe portugeze, ndoshta per arsye ekonomike). Gjithashtu perjashton nga kategoria e qyteterimit perendimor per arsye te panjohura, te Krishteret orthodhokse te cilet i fut ne kategorine “sllavo-ortodokse”. Por problemi qendron se nuk jane te gjithe sllavet ortodokse (polake, sllovake, sllovene, kroate, nje pjese e boshnakeve), si edhe nuk jane te gjithe ortodokset slave, (rumunet, greket, nje pjese e vete ne shqiptareve, gjeorgjianet, etj). Me kete menyre, kategoria “sllavo-ortodokse” e Hantigtonit le jashte me teper se 30 milion njerez, nje pjese e te cileve i kane dhene shume qyteterimit evropian.

Por, “Perplasja e qyteterimeve” ka dhe mjaft probleme te tjera kuptimesh dhe terminologjie. Keshtu veme re se qyteterimi hebre me gjithe traditen e tij te pasur dhe filozofine e njohur, nuk zihet fare ne goje, ndersa Izraeli permendet thjesht si nje krijese e bere nga Perendimi ne zemer te Lindjes se Mesme, ne menyre te tille qe te funksionoje si pararoje e qyteterimit perendimor ne zemer te Islamit.

Nje shembull tjeter i munges se logjikes ne kete ndarje eshte edhe kategoria e “Qyteterimit Islamik” me nenkategorite arabe, turke dhe maleziane. Mungojne ne kete kategori gjithe popujt islamike dhe shtetet si Irani, Pakistani, Afganistani, si dhe muslimanet e Indise, Indonezise dhe te tjere. Per me teper, ne kundershtim me ndarjen e te krishtereve ku behet ndryshimi mes Katolikeve, Protestanteve dhe Ortodokseve, ne rastin e Islamit, Hantigtoni nuk ben asnje ndryshim mes ndarjeve te tyre te brendeshme si Sunni, Sia, Shiite, etj.

Dhe me ne fund mundohet te perfshije ne nje kategori, ate qe quan “qyteterim afrikan” duke futur ne te nje kontinent te tere, i cili ka aq shume ndarje te brendeshme kulturore, fetare, politike, nacionale, etj.

Kundershtimi me i madh teorise se Hantigtonit i behet ne piken ku ai parashikon se perplasjet e se ardhmes do te behen mes qyteterimesh te ndryshme, ne momentin kur te dhenat statistike te deritanishme n’a vertetojne se perplasjet me te shumta pas paqes se Besfalise, kane qene brenda te njejtit qyteterim. Keshtu duket te pakten i cuditshem shpjegimi se dy lufterat Boterore, me 100 milion te vdekur (perfshire ketu edhe viktimat hebree te olokaustit) ishin thjesht “luftera civile perendimore”.

“Perplasja e qyteterimeve”, permban edhe shume moskorrektesi te tjera, por ketu do te permendim ato me interesantet.

Hantigtoni, mbeshtet idene se klasat e reja te te shkolluarve ne boten jashte Perendimit kane prirjen te ndermarrin pozicione fanatizmi fetar dhe qendrime antiperendimore, por ama nuk n’a jep asnje shembull ose ilustrim konkret te teorise se tij. Gjithashtu mbeshtet teorine e kundert se me zhvillimin e mjeteve te komunikimit, shoqerite jo-perendimore imitijne dhe thithin vlera dhe shembuj perendimore. Ne kete rast vec, baza mbi te cilen supozohet se lulezon populizmi dhe fanatizmi fetar do te zhduket dalengadale nen ndikimin e kultures perendimore.

Nje nga propozimet me interesante te Hantigtonit eshte se : ”…Mentaliteti perendimor ndryshon rrenjesisht nga ai qe mbizoteron ne vende te tjera. Idete perendimore mbi individualizmin, liberalizmin, institucionet kushtetuese, shtetin ligjor, demokracine, barazine, lirine, ndarjen se shtetit nga Kisha, shume rralle duken te pranueshme nga islamiket, komfucianet, induistet, budistet, dhe popullsite ortodokse. Kjo gje e con ne drejtimin e adoptimit te mentalitetit se Perendimi eshte i rrethuar nga armiq dhe eshte kunder te gjitheve”.

Keshtu mundet gjithkush te shohe permes fantazise se Hantigtonit, Perendimin dhe arritjet e tij dhe rreth e qark, nje mase te madhe dhe amorfe hordhish me fe dhe qyteterim te ndryshem te afrohen rrezikshem. Natyrisht, me perjashtim te japonezeve te pasur te gjithe te tjeret karakterizihen nga nivele te uleta zhvillimi dhe ritme te larta lindjesh.

Gjithmone sipas Hantigtonit, kercenimi me i drejtperdrejte kunderjt Perendimit eshte ai i nje “aleance mes qyteterimit islamik dhe komfucian”. Dhe per kete n’a paralajmeron rreptesisht: “ Pothuajse pa perjashtim, vendet perendimore ulin shpenzimet e tyre ushtarake. Nen udheheqjen e Jelcinit edhe Rusia po ben te njejten gje. Ne te kundert, Kina, Koreja e Veriut dhe mjaft vende te tjere te Lindjes se Mesme rrisin forcat e tyre ushtarake.” Kjo aleance islamiko-konfuciane ka si qellim arritjen e prodhimit te nje numri te mjaftueshem armesh berthamore, kimike, biologjike, etj. pa te cilat nuk do te mundin te vene ne dyshim fuqine e Perendimit.dhe ketu ai merr si shembull pergjigjen e kryeministrit Indian, i cili gjateLuftes se Gjirit pati deklaruar se nuk duhen luftuar SHBA nese kundershtaret nuk jane te pajisur me arme berthamore.

Persa i perket teorise se zhvillimit te nje aleance islamiko-konfuciane, te dhenat e deritanishme tregojne se nuk ekziston asnje fakt mbi ekzistencen e aferme ose te larget te nje aleance te tille.

Ne te kundert duket se autoritetet kineze jane duke perballuar nje tension nga popullesi me prejardhje turke ne Kine Perendimore te cilet deshirojne te shkeputen. Por me e mundshmja do te ishte qe udheheqja kineze te preferonte te mbante rolin e saj si anetare e perhershme e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, sesa te vihet ne krye te nje levizjeje revolucionare si udheheqese e te shtypurve. Nganjehere ne kete pike duket se Hantigtoni ka adoptuar disa nga idete e Lin Piaos mbi luften e bujqve kunder proletareve.

Ne analize te fundit, kjo “perplasje qyteterimesh” e cila eshte ne rradhe te pare pamundesi per nje pershtatje kulturore dhe sociale, do te vinte ne dyshim edhe vete ekzistencen e SHBA, ketij modeli te shkelqyer bashkejetese mes kombesh dhe qyteterimesh te shumta. Pasioni qe do te clirohej nga lufterat fetare, racore dhe “kulturore” ne te ardhmen do te mund te krijonte ndarje shume te rendesishme dhe te rrezikshme per SHBA. Kjo per vete faktin se cila do te ishte perzgjedhja dhe ngarkesa emocionale e gjithe atyre amerikaneve te cilet e kane prejardhjen nga Evropa Perendimore e Protestanteve dhe Katolikeve, e amerikaneve nga Amerika Jugore, Afrika, Asia, nga “qyteterimet” sllavo-ortodokse dhe shume te tjereve nese do te detyroheshin te ndjeheshin se per ta nuk ka me vend ne “qyteterimin Perendimor” ashtu sic ai dhe ata quhen nga ana e Hantigtonit.

Eshte i vertete pohimi i tij se Historia nuk do te mbyllet me fundin e Luftes se Ftohte si edhe me faktin se konfliket do te vazhdojne perderisa nuk kemi me nje sistem te ndalimit te ndersjellte sic kishim gjate Luftes se Ftohte cili ishte nje rezulat i politikes se asgjesimit te ndersjelte (MAD) dhe i kercenimit berthamor.

Ne kundershtim me Hantigtonin, specialistet e gjeopolitikes dhe diplomacise ( Kisinger, Kenan, Marshal, etj.) e vene theksin ne faktin se shumica e konflikteve do te vazhdojne te jene brenda te njejtit qyteterim ose ne fund te fundit mes nje perzjerje e tyre dhe jo ne menyre ekskluzive konflike fetare, raciale dhe kulturash me pergjithesi.

Poeti grek Kavafis, ka shkruar ne nje poeme te tij se barbaret qe do te vinin te pushtonin nje qytet u bene te mirepritur ne te pasi ishin nje zgjidhje per problemet e qytetit. Dhe kur barbaret nuk erdhen, qytetaret u shqetesuan dhe filluan t’i kerkojne:


Po si do t’ja bejme tani pa barbare?

Ata njerez n’a ishin nje fare zgjidhje”


Pra edhe pa “peplasje qyteterimesh”, barbare te rinj do te kemi plot. Perhapja e armeve berthamore, terrorizmi nderkombetar, zhvendosja e popullsive dhe genocidi jane sfida shume te rendesishme per te ardhmen. Puna e “menagimit” te Botes eshte nje ndermarrje shume e veshtire per tu marre persiper qofte edhe nga SHBA dhe ata vete po mundohen t’i shmangen asaj duke ftuar aleatet e tyre ne cdo konlikt dhe situate problematike ( Gjiri Persik, Kosova, Afganistani,etj.)

Vetem me perpjekje te perbashketa dhe pa perplasje te paragjykuara do te mund te perballohen problemet e se ardhmes, vetem keshtu do te mund te perballohet terrorizmi dhe gjithe format e tij dhe do te mund te zgjidhen nje pjese e problemeve te reja te Botes.





Hektor RUCI